Telegrafi

Pejë, disa zona nga ora 10:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka bërë të ditur se sot nga ora 10:15 deri në 16:00 pa furnizim me ujë do të mbeten Bashkësitë Territoriale ‘Maja e Zezë’, ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”, raporton Telegrafi.

“Hidrodrini” njofton konsumatorët se kjo po bëhet në kuadër të një investimi në rrjet, që ka të bëjë me montimin e ujëmatësit zonal që shërben për detektimin e humbjeve.

Punimet po zhvillohen në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm rajonal të Pejës. /Telegrafi/