Telegrafi

Pejë, dënohen 94 qytetarë për mos respektimin e masave antiCOVID

Foto: Arkiv

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një njoftimi për media bën të ditur se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër COVID-19.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, për  mos zbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar  94 gjoba sipas ligjit anticovid.

“Zyrtarët policorë do të veprojnë dukë realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër urban”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës bënë apel, njëkohësisht kërkon nga qytetarët, institucionet, bizneset që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/