Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të shtrojë tepihun e kuq nesër mbrëma për kampionen e Evropës e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi.
Por, për kampionen evropiane po organizohet një pritje madhështore edhe në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Pikërisht, bashkëvendësit e xhudistes pejane kanë marrë një iniciativë që të shkojnë në Aeroport dhe presin ardhjen e stafit teknik dhe kampiones evropiane, Kelmendit. Nisja nga vendlindja e Kelmendit bëhet në ora 18:00 nga shtëpia e mallrave.
Kujtojmë se midis Rusisë, edhe Nora Gajkova ka fituar medalje të bronztë në kategorinë 57 kilogram, ndërsa kampione e Evropës është shpall Majlinda në kategorinë 52 kilogram.
Për detaje të tjera duhet të klikoni, KËTU. /Telegrafi/