Telegrafi

Peja triumfon ndaj Sigal Prishtinës

KB Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 82-76 në palestrën sportive ‘Karagaqi’.

Pejanët filloi dominimin e derbit qysh nga fillimi, pasi në çerekun e parë fituan me rezultat 22-7.

Çereku i dytë ishte më i ngushtë dhe Sigal Prishtina ishte më afër, por Peja e fitoi atë sërish me 29-25.

Pjesa e parë i takoi vendasve, ndërsa të dytën, mysafirët e filluan më mirë.

Sigal Prishtina e fitoi çerekun e tretë me rezultatin 27-19, derisa në të katërtin pejanët arritën ta ngushtonin epërsinë e bardhekaltërve në pesë pikë, 17-12.

Forma e mirë e KB Pjesë në pjesën e parë, bëri që ta përfundonin derbin më të madh në basketbollin tonë me rezultatin përfundimtar 82-76. /Telegrafi/