Telegrafi

Peja do të protestojë kundër demarkacionit

Këshilli Organizues Kundër Demarkacionit, ka bërë me dije se të enjten do të mbajë një konferencë për media ku do të njoftojë opinionin publik, për protestën që do të zhvillojnë në kundërshtim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë konferencë, ka bërë me dije ky këshill, do të shpallet data e protestës.

Këshilli Organizues Kundër Demarkacionit, përbëhet nga Klubi i Intelektualeve, Përfaqësuesit e subjekteve politike Rugovë e Pejë, Përfaqësuesit e komuniteteve Rugovë, Podgur dhe Deçan, Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.