Sigal Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi prej tetë pikësh kundër Pejës (24-32), në ndeshjen që po zhvillohet në “Karagaçi”.
Skuadra mysafire ishte më e mirë në çerekun e parë, të cilin e mbylli me epërsi prej 12 pikësh (8:20).
Me mbështetje të madhe të tifozëve, vendasit u përpoqën të ktheheshin në fraksionin e dytë, por vizitorët nuk lëshonin pe.
Sidoqoftë, pejanët ia dolën që ta ngushtonin rezultatin dhe pas pjesës së parë ishin prapa tetë pikë (24:32).
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në dy dhjetëminutëshat e mbetur të këtij derbi të rivalëve të përhershëm të basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/