Site icon Telegrafi

Peja – Prishtina, lufta për titull

Këtë të diel nis seria finale e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll dhe kësaj here titulli vlen më shumë se kurrë.

Skuadra kampione e Kosovës pritet të përfshihet në Ligën e Kampionëve që do të organizojë FIBA Evropa në sezonin e ri.

Ky do të jetë sezoni inaugurues i kësaj gare elitare dhe Kosova ka marrë garancinë se do të përfshihet në të, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha, ditë më parë mori pjesë në takimin vjetor të sekretarëve të përgjithshëm të FIBA Evropës që u mbajt në Munih.

Ai ka thënë se kampionia e re e Kosovës do të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe në rast se nuk avancon në fazën e grupeve, atëherë garat do t’i vazhdojë në FIBA Europe Cup, garë ku sezonin e shkuar mori pjesë Sigal Prishtina, por që u eliminua në fazën e parë të grupeve.

Exit mobile version