Telegrafi

Peja prezanton kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së

Dje në Pejë, në Teatrin “Istref Begolli”, u prezantuan 6 kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Krahas kandidatëve për deputetë, në këtë prezantim ishte edhe kryetari i Degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, i cili shprehu mbështetje të plotë për kandidatët.

Ai ndër të tjera theksoi se këta deputetë meritojnë mbështetjen nga qytetarët në mënyrë që Peja të përfaqësohet dhe të ketë zërin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu edhe kandidatët i shpalosen planet dhe strategjitë e tyre për mandatin e ardhshëm 4- vjeçar si deputet.

Kandidatja për deputete  znj. Mikete Hajdari tha se me votën për Vjosa Osmanin për Kryeministre të Kosovës dhe kandidatët për deputetë të LDK-së, Peja do të ketë edhe një krah të fortë në Kuvend sikurse që e ka kryetarin Gazmend Muhaxheri në qytet.

Përveç zonjës Hajdari në këtë tubim shpalosën programin e tyre edhe kandidatët e tjerë për deputetë.

Kandidatë të LDK-së për deputetë nga Komuna e Pejës  janë: Kujtim Shala, Besa Gaxheri, Shkumbin Gashi, Mikete Hajdari, Brahim Selimaj, Faik Zekaj dhe Suzana Muriqi. /Telegrafi/