Telegrafi

Peja përmbys Yllin, fiton me 25 pikë epërsi

Peja ka dalë fitimtare si mysafir i Golden Eagle Yllit në palestrën sportive “13 Qershori”, ku fitoi me rezultat 72-97.

Vendasit ishin më të vendosur në çerekun e parë, të cilin e fituan me katër pikë epërsi (21:17). Fraksioni i dytë ishte i barabartë (21:21), ashtu që nikoqirët shkuan në pushim me avantazh.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë, pejanët përmbysën gjithçka. Ata shënuan njëzet pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e tretë (14:34).

Ndërsa vulosën gjithçka në pjesëlojën e fundit (16:25), për ta fituar përballjen me 25 pikë epërsi.

Kjo ishte fitorja e 11-të e Pejës nga 12 ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohet në vend të tretë, me tri pikë prapa liderit Sigal Prishtina. /Telegrafi/