Telegrafi

Peja përfaqësohet me dy basketbollistë në xhiron e më të mirëve të Ligës Ballkanike

Janë zgjedhur dhjetë lojtarët me paraqitje më të mirë pas xhiros së parë në Ligën Ballkanike.

Më i miri sipas Eurobasket.com është basketbollisti i Kumanovës, Danilo Mijatovic, i cili ka dominuar në fitoren kundër Teodos, duke realizuar 31 pikë dhe 7 kërcime.

Lexo po ashtu Peja spektakolare, ia zbardh fytyrën basketbollit tonë në hapje të Ligës Ballkanike (Foto)

Menjëherë pas Mijatovicit është rreshtuar Endrit Hysenagolli i SK Tiranës me 25 pikë e 9 kërcime ndërsa i treti është Mirza Ahmetbasic i Pejës, me 21 pikë e 4 asistime në fitoren e verdhezinjëve kundër Feni Industries.

Nga ekipet kosovare në TOP 10 në fillim të këtij stinori vend ka gjetur edhe basketbollisti tjetër pejan, LaMarcus Reed, i cili u rendit në pozitën e gjashtë në saje të 19 pikëve, 5 kërcimeve dhe 4 asistimeve. /Telegrafi/