Telegrafi

Peja kërkon fitore për finale, Ylli për rikthimin e madh

Peja dhe Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë gjysmëfinale në ‘Play-Off’ të elitës së basketbollit kosovar.

Kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit në këtë seri gjysmëfinale mes dy skuadrave, vetëm nëse fiton Peja.

Verdhezinjtë kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para, një në Pejë dhe një në Suharekë, derisa synojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në sfidën e tretë.

Për Yllin kjo do të jetë një ndeshje vendimtare, pasi kërkojnë të bëjnë rikthimin e madh.

Pejanët kërkojnë fitore për të kaluar në finale, ndërkohë Ylli synon rikthimin e madh.

Dueli mes Pejës dhe Yllit zhvillohet në ‘Karagaçi’ me fillim nga ora 20:30. /Telegrafi/