Site icon Telegrafi

Peja Jazz Festival po rikthehet me edicionin e pestë!

Peja Jazz Festival rikthehet në edicionin e tij të vitit 2024, duke sjellë në qytetin e Pejës një përzierje të pasur të artistëve ndërkombëtarë dhe muzikës së xhazit. Festivali do të zhvillohet nga data 30 tetor deri më 2 nëntor 2024, në Kinema Jusuf Gërvalla, Pejë dhe me datën 3 nëntor 2024 në Teatrin ODA, Prishtinë.

Përformuesit kryesorë përfshijnë:

Laura Prince (30 tetor): Një vokaliste dhe kompozitore e talentuar me rrënjë nga Togo dhe Franca, e njohur për stilin e saj autentik dhe emocionet që shpreh në muzikë. Ajo do të shoqërohet nga pianisti Julian Caetano, një yll në ngritje në skenën e xhazit.

Cimbalom Duo (31 tetor): Káláman Balogh dhe Miklós Lukács sjellin një përzierje të jazz-it dhe muzikës popullore përmes instrumentit të rrallë të cimbalom-it, duke ofruar një performancë të pasur në emocione dhe ritme.

Ceylan Taci (1 nëntor): Një vokaliste me origjinë shqiptare nga Belgjika, e njohur për stilin e saj të veçantë që ndërthur muzikën ballkanike, jazz-in dhe ritmet botërore. Ajo do të performojë me grupin Astrit Stafai & Friends.

Wada Iko Sai (2-3 nëntor): Një grup i mirënjohur japonez i përbërë vetëm nga meshkuj që performojnë me daulle tradicionale japoneze. Me mbi 2,000 performanca në 30 vende të botës, grupi sjell një energji të jashtëzakonshme në skenë, duke promovuar trashëgiminë kulturore japoneze në mënyra bashkëkohore dhe kreative.

Peja Jazz Festival 2024 premton të sjellë një atmosferë unike, duke ftuar adhuruesit e muzikës të shijojnë një përzierje të pasur artistike dhe kulturore nga e gjithë bota.

Data dhe vendet e festivalit:

30 tetor – 2 nëntor 2024 – Kinema Jusuf Gërvalla, Pejë

3 nëntor 2024 – Teatri ODA, Prishtinë

Biletat mund të blehen nga data 21 tetor 2024 në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë apo në www.rave-travel.com

Edicioni i 5-të i Peja Jazz është duke u realizuar me mbështetjen e Anibar, Kinema Jusuf Gërvalla, Ambasada e Japonisë në Kosovë,  Ipko Telecommunications, Ministria e Rinisë, Kulturës, dhe Sportit, Bashkimi Europian, Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez, London Taxi, Baker Tilly, and Deep Yellow.

Për çdo informatë shtesë ju lutem na kontaktoni përmes email: media@anibar.com ose në numrin: +383 49 722 224

Nata e parë: 30 tetor 2024

Vokaliste: Laura Prince

Piano: Julian Caetano

Laura Prince është autore, kompozitore dhe interpretuese që përfaqëson autenticitetin dhe sinqeritetin. Muzika e saj trajton frikërat e fëmijërisë, rrënjët e përziera dhe zemërthyerjet. E lindur nga prindër me prejardhje nga Togo dhe Franca, ajo është rritur me muzikën e kulturave të ndryshme botërore. Në moshën 13 vjeçare, ajo filloi të lexojë notat dhe kompozoj pjesët e saj të para, duke u frymëzuar nga epoka e të drejtave civile dhe artistët si Nina Simone, Dinah Washington dhe Ray Charles. Ajo studio etnomuzikologji në Universitetin e Parisit. Pavarësisht vështirësive personale, Laura vazhdon të jetojë për muzikën, duke udhëtuar dhe gjetur frymëzim në vendlindjen e saj, Togo. Në vitin 2019, ajo publikoi albumin “Peace au mine”, që reflekton paqen e saj të brendshme, duke e lidhur atë me tingujt e Afrikës dhe Navarës.

I lindur në 1994 në një familje muzikantësh, Julian Caetano filloj të luajë piano që në moshën 5-vjeçare. Pas një trajnimi në muzikën klasike, përfshirë mësime me pianisten e njohur rumune Dana Cioccarlie, ai zhvilloi një pasion për xhazin. Që në moshën 6-vjeçare, ai performonte në skenë, duke kënduar këngët e Nougaro dhe Henri Salvador. Në albumin e tij të parë, “Reflections,” ai kontribuoj me zërin e tij. Julian ka bashkëpunuar me artistë të njohur në xhaz, si Minino Garay dhe Samy Thiebault. Ai ka fituar çmime të shumta, përfshirë çmimin e parë instrumental në jazz e vannes për grupin e tij Julian Caetano Quartet, diplomë DNSPM nga CNSMDP në jazz me nderime unanime si dhe çmimin e parë për interpretimin e xhazit në konkursin Brin d’Herbe (Konservatori i Orléans)

Nata e dytë: 31 tetor 2024 – Kinema Jusuf Gërvalla – Pejë

Interpretues në cimbalom: Káláman Balogh

Interpretues në cimbalom: Miklós Lukács

Kálmán Balogh dhe Miklós Lukács u bashkuan në vitin 2009 për të promovuar një instrument me potencial të madh, cimbalom-in. Bashkëpunimi i tyre ka sjellë një frymë të re, ku jazz-i takohet me muzikën popullore. Dyshja filluan të eksperimentojnë me stilin dhe teknikat e instrumentit, duke krijuar një atmosferë shumë argëtuese. Albumi i tyre i vitit 2015 shënon një moment të rëndësishëm, duke u frymëzuar nga traditat popullore. Muzika e tyre ofron një gamë të gjerë ritmesh dhe emocione.

Ky instrument i krijuar nga Josef Schunda në 1874,  po ringjallet falë Cimbalomduó. Të dy muzicientët zotërojnë një mjeshtëri të lartë, dhe bashkëpunimi i tyre bën të mundur që të shfrytëzohet plotësisht potenciali i instrumentit.

Nata e tretë: 1 Nëntor 2024 – Kinema Jusuf Gërvalla – Pejë

Vokaliste: Ceylan Taci

Nën përcjelljen e: Astrit Stafai&Friends

Ceylan Taci është kompozitore dhe këngëtare, ka lindur në Bruksel nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia. Rritja e saj në kulturën ballkanike, së bashku me pasionin për këngën dhe tregimin e historive, e ka ndihmuar në zhvillimin e stilit të saj muzikor. Ajo vazhdimisht është në kërkim të ritmeve afrikane, jazz-in dhe muzikës botërore, duke bashkëpunuar me muzikantë të njohur në Belgjikë. Projekti i saj më i fundit “Zëri Rrënjëve” është një koncert narrativ që shpreh temat e frikës, tabuve që lidhen me vetëdijësimin e grave, duke krijuar lidhje mes të kaluarës dhe të tashmes. Ajo shkruan në shqip, anglisht, frëngjisht dhe turqisht, duke reflektuar emocione universale. Ceylan ka bashkëpunuar me artistë të njohur në Kosovë dhe Belgjikë duke marr pjesë në festivalet Bruxelles sur scènes(2019), Amnesty International, në PrevocalFest (2023) , Poetry for Power (2022), FemArt Festival e Teatrin Kombëtar të Prishtinës.Gjthashtu në festivalin Brussels Jazz Weekend dhe në evente të tjera si Sziget Festival dhe Festival International de Jazz de Montréal.

Nata e katërt: 2 Nëntor 2024 Kinema Jusuf Gërvalla – Pejë dhe 3 Nëntor 2024 Teatri ODA – Prishtinë

Grupi interprestues: Wada Iko Sai

Një grup i mirënjohur japonez i përbërë vetëm nga meshkuj që performojnë me daulle tradicionale japoneze. Ky grup u formua si klub në Universitetin e Tokios dhe filloi aktivitetet profesionale në vitin 2013. Nën moton “Argëtimi rezonon!”, ata kanë performuar në mbi 2,000 ngjarje në 30 vende dhe janë angazhuar në organizimin e eventeve japoneze dhe bashkëpunime me artistë të zhanreve të ndryshme.

Prej vitit 2012, ata kanë mbajtur turne të suksesshme në Japoni dhe jashtë saj, përfshirë performancën e parë solo në Forumin Ndërkombëtar të Tokios në 2019. Grupi ka marrë pjesë në evente të rëndësishme kulturore, duke përfshirë Kupën e Botës në Rugby 2019™, ku performuan muzikën e hyrjes për ndeshjet kryesore. Ata gjithashtu kanë krijuar muzikë për mbi 10 reklama dhe janë shfaqur në programe të njohura televizive, duke promovuar daullen tradicionale japoneze në mënyra të reja dhe inovative.

Exit mobile version