Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 90:80 (28:23, 29:16, 20:23, 13:18), në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.
Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, megjithatë, çereku i parë përfundon 28:23.
Verdhezinjtë nga Peja ishin edhe më bindës në periudhën e dytë (29:16), duke thelluar edhe më shumë epërsinë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 57:39.
Në periudhën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë, madje, mysafirët e fituan këtë pjesë 20:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:62. Edhe në 10 minutat skuadra nga Theranda ishte më e mirë 13:18, por Peja në fund shënoi fitore 90:80.
Te Peja u dalluan u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 22 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Griffin Rame me 13 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 16 pikë e gjashtë kërcime, Samir Zekiqi me 15 pikë dhe Arbër Berisha me 12 pikë e gjashtë kërcime.
Peja ka gjashtë fitore, kurse Golden Eagle Ylli katër fitore dhe dy humbje.