Peja ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së dytë të ProCredit Superligës, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 96:77 (26:25, 23:14, 21:27, 26:11).
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, duke përfunduar 26:25. Në periudhën e dytë, prizrenasit kaluan në epërsi 26:30, por një seri prej 12:0 e vendasve bëri që të kalojnë në epërsi 38:30, për të shkuar në pushim me rezultat 49:39.
Perioda e tretë u karakterizua me shumë kthesa. Pejanët ishin duke fituar 58:51, kur mysafirët hyn në një seri të suksesshme 2:15 për 60:66, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi 70:66. Peja në dhjetë minutat e fundit ngritën më shumë epërsinë për të triumfuar 96:77.
Më i miri te Peja ishte Darrnell Cowart me 24 pikë e 12 kërcime, derisa te Proton Cable Prizreni më i miri ishte Lenzelle Smith me 22 pikë e tetë kërcime.
Peja ka dy fitore e dy humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka një fitore e tri humbje. /Telegrafi/