Site icon Telegrafi

Peja fillon javën me 5G, hap i rëndësishëm për zhvillimin teknologjik

Një hap i rëndësishëm në fushën e teknologjisë dhe informacionit është ndërmarrë në qytetin e Pejës.

Nga sot ky qytet do ta ketë shërbimin 5G. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook.

Ajo shprehu kënaqësinë për lansimin e shërbimit 5G në Pejë, një hap që do të transformojë mënyrën se si qytetarët komunikojnë dhe aksesojnë informacionin.

Ministrja vlerësoi punën e kompanisë VALA për ofrimin e kësaj teknologjie të avancuar.

“Peja po fillon javën me 5g! Punë e shkëlqyeshme VALA!”, ka shkruar ministrja.

Kujtojmë se muaj më parë rrejti 5G është lansuar edhe në Dragash.

Ndryshe, zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në të gjithë Kosovën, Telekomi i Kosovës synon që brenda këtij viti të përfundojë modernizimin e rrjetit në tërë vendin. /Telegrafi/

Exit mobile version