Telegrafi

Peja është komode, presin fitore kundër Sigal Prishtinës

Basketbollisti i Pejës, Fisnik Rugova, në një prononcim të tijin para duelit të katërt të serisë finale ndaj Sigal Prishtinës ka thënë se ekipi i tij është më komod pas fitores së dytë dhe se presioni tash është te Prishtina.

Peja është duke avancuar në serinë finale 2-1 dhe i duhet edhe një fitore për të fituar titullin kampion. Përballja e sotme luhet në Prishtinë.

“Presim të fitojmë në Prishtinë. Jemi edhe një hap afër titullit dhe do të japim çdo gjë nga vetja që të arrijmë ta realizojmë këtë mision. Presim ndeshje të fortë si deri më tani. Kemi luajtur lojë kolektive në të gjitha ndeshjet dhe mendoj se ky ishte çelësi i fitoreve deri me tani. Kështu duhet të vazhdojmë”.

“Mendoj se këtë ndeshje jemi me komod se sa në takimin e dytë. Besoj se jemi më të motivuar se Prishtina, dhe në fakt na dallon edhe mbrojtja e fortë, ku do të tregojmë edhe vlerat në përgjithësi. Presioni është në anën e Prishtinës, pasi janë edhe nikoqir,” ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së, basketbolli.com para ndeshjes.