Telegrafi

Pedro kalon Chelsean në epërsi ndaj Arsenalit

Chelsea ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier ndaj Arsenalit.

Është sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, i cili ka shënuar për 1-0.

Goli i Pedros erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes.

Ky gol u shënua pas asistimit të Marcos Alonsos. /Telegrafi/