Telegrafi

Pedro: Jam i hapur për oferta

Anësori sulmuesi i Chelseat, Pedro e ka pranuar se është i gatshëm të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tij këtë verë.

Ish- ylli i Barcelonës mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe pritet të largohet nga Chelsea.

Edhe vet sulmuesi spanjoll ka treguar se është i hapur për oferta pasi largimi nga Stamford Bridge është i pashmangshëm.

Lexo po ashtu Pedro zbulon një histori interesante konfrontimi me Ronaldon - CR7 e pyeti kush je, përgjigja e spanjollit ishte epike

“Duhet të flas me klubin, kam një kontratë deri më 30 qershor”, ka thënë fillimisht Pedro për El Larguero.

“Jam i hapur për të dëgjuar ofertat e tjera”.

“Betis? Nuk e di, një takim me Chelsean është në pritje”, përfundoi sulmuesi.

Real Betis është aktivë në tregun e transferimeve pasi ata janë gjithashtu të interesuar për kapitenin e Manchester Cityt, David Silva. /Telegraf/