Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez ka shkëlqyer këtë edicion me Chelsean.
Ardhja e Antonio Contes në skuadër ka bërë që Pedro të gjejë formën më të mirë.
Ai vitin e kaluar hasi në vështirësi tek Chelsea dhe mendoi largimin gjatë verës.
Sipas vetë lojtarit ka qenë një mundësi rikthimi në Barcelonë, klub që mësoi hapat e parë të futbollit.
“Kam folur me presidentin e klubit Bartomeu por në fund gjithçka mbeti vetëm një bisedë”.
“Doja të kthehem në klub, por ndonjëherë është e vështirë të rikthehet diku edhe pse ke kaluar një kohë të bukur”.
“Kam vazhduar me Chelsean dhe tani jam i lumtur në Londër”, deklaroi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/