Telegrafi

Pedro dhe Giroud në radarin e Lazios

Lazio po tenton që në afatin e verës të transferojë Olivier Giroud dhe Pedro Rodriguez nga Chelsea.

Sulmuesi francez dhe anësori spanjoll pritet të largohen nga skuadra londineze me të përfunduar ky edicion.

Kontrata e dy lojtarëve përfundon më 30 qershor, derisa The Blues nuk kanë shprehur interesim per vazhdimin e kontratave të tyre.

Lazio pritet që në sezonin e ri të luajë në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të ketë lojtarëve me përvojë.

Lexo po ashtu Pedro i vendosur të largohet nga Chelsea

Skuadra italiane ka 62 pikë në vendin e dytë në Serie A, një më pak se Juventusi derisa kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund.

Sidoqoftë, Lazio është e interesuar në transferimin e Pedros dhe Giroudit, derisa Chelsea nuk mund të ndalojë largimin e tyre shkaku i kontratave. /Telegrafi/