Telegrafi

Pedro arrin marrëveshje me Romën, do t’i bashkohet Giallorosëve nga 1 korriku

Pedro Rodriguez ka vendosur përfundimisht të largohet nga Chelsea më 30 qershor.

Sulmuesit spanjoll i përfundon kontrata me Chelsean dhe nuk ka pranuar vazhdimin deri në fund të edicionit.

Chelsea kishte shprehur gatishmëri t’ia vazhdonte për dy muaj të tjerë kontratën lojtarit, por në fund spanjolli nuk ka pranuar pasi ka një marrëveshje me Romën.

32-vjeçari ka arritur marrëveshje me Romën për një kontratë dy vjeçare dhe do t’i bashkohet kryeqytetasve nga 1 korriku.

Pedro nuk ka pranuar rinovimin për dy muaj me Chelsean, pasi i frikësohet ndonjë lëndimi që do t’ia pamundësonte kalimin te Roma.

Roma ka fituar garën për të nënshkruar me sulmuesin spanjoll me skuadrat si Valencia, West Ham United dhe Inter Miami.

Reprezentuesi spanjoll nga ana tjetër i jep lamtumirë aventurës së tij me Chelsean pas pesë viteve të kaluara në Stamford Bridges.

Gjatë kësaj periudhe Pedro ka zhvilluar 201 ndeshje me Chelsean ku ka shënuar 43 gola dhe ka bërë 28 asistime. /Telegrafi/