Telegrafi

Pedri tregon se si u refuzua nga Real Madridi, tani ka një mesazh për personin që e largoi nga Los Blancos

Pedri

Pedri është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe padyshim lojtari që do të dominoj në të ardhmen.

Talenti i madh spanjoll është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe është shëndrruar në lider në mesfushën e Barcelonës.

19-vjeçari iu bashkua katalunasve në vitin 2019 nga Las Palmas për 17,5 milionë euro, teksa u la njv vit huazim në skuadrën e tij të fëmijërisë.

Megjithatë Pedri ka një histori edhe me Real Madridin, ku vite më parë ai ishte refuzuar nga Los Blancos, kur kishte shkuar për një provë në akademinë e klubit madrilen.

“Shkova te Real Madrid për provë, por në ditët e para nuk mund të stërvitesha sepse fusha ishte e mbuluar nga bora. Në fund, një prej stafit më tha se nuk kisha nivelin e duhur për Real Madridin”.

“Në fillim nuk të pëlqen kur refuzohesh, por më pas diçka e tillë të motivon për të punuar më shumë që në të ardhmen dikush tjetër të të pranoj”, tha Pedri.

Lexo po ashtu Pedri shënoi super gol për Barcelonën, lëvizjet dhe përfundimi i aksionit ua ka kujtuar tifozëve katalanas legjendën e tyre Messin

Ylli i katalunasve deklaroi se nuk e mbanë mend personin që e refuzoi te Real Madridi, por do t’i thoshte se tani është i lumtur te Barcelona.

“Tani jam aty ku dua të jem. Nuk e kam takuar më personin i cili më tha “Jo”, nuk e mbaj mend as kush ishte, por do t’i thoja se tashmë po e shijoj shumë periudhën time te Barcelona”, deklaroi Pedri. /Telegrafi/