Mesfushori i Barcelonës, Pedri, do të mungojë një periudhë më të gjatë, pas një pengesë në rikuperimin e tij nga problemi muskulor në kofshë.
Besohej se 20-vjeçari është pranë rikthimit me ekipin e parë dhe është stërvitur me skuadrën gjatë ditës së premte.
Mirëpo, ai nuk e përfundoi seancën stërvitore dhe tash – sipas The Athletic – mungesa e tij në fushë do të jetë afatgjate.
Në këtë mënyrë, spanjolli pritet të mungojë deri në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit që është caktuar të zhvillohet më 5 prill.
Pedri u lëndua në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Manchester Unitedit në muajin shkurt, ndërsa Xavi është bazuar te Franck Kessie e Sergi Roberto për ta zëvendësuar në formacionin startues. /Telegrafi/