Pedri ka pësuar një lëndim në sfidën e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës mes Barcelonës dhe Manchester United.
Mesfushori i katalunasve u largua nga loja në fund të pjesës së parë dhe frikësoi të gjithë në kampin katalunas.
Pas problemeve që kishte në kofshën e majtë, Pedri ka bërë kontrollet mjekësore.
Ai do të mbetet jashtë fushave të blerta për një muaj, që është një goditje për Barcelonën marrë parasysh se mesfushori është lojtari kryesor i tyre.
20-vjeçari do t’i humbas gjashtë ndeshje gjatë kësaj periudhe dhe do t’i humbas disa ndeshje të rëndësishme në Ligën e Evropës, La Liga dhe Kupën e Mbretit.
Ylli spanjoll pritet të rikthehet më 19 mars në El Clasico ndaj Real Madridit në La Liga.
Por gjatë kësaj periudhe ai do t’i humbas ndeshjet ndaj Cadiz, Almeria, Valencia e Bilbao në La Liga, derisa ndaj Man Utd në Ligën e Evropës dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/