Pedofili rus Dmitri, 24-vjeç, rrezikohet të dënohet me 15 vite burgim për shkak të sulmit dhe keqtrajtimit të 14-vjeçares në Moskë.
Ai gjatë fundjavës së kaluar sulmoi vajzën në ashensorin e ndërtesës ku ajo jeton. Ata nuk njiheshin, edhe pse edhe ai jetonte jo larg saj, transmeton Telegrafi.
Sulmin e kishte kryer pasi e kishte ndjekur nga pas për një kohë, dhe e dinte që në ato momente do të nisej për një takim. Dhe kur u fut në ashensor, i vuri dorën në gojë, ia shqeu teshat dhe filloi ta zhvesh.
Keqtrajtimin e kishte vazhduar pasi e kishte nxjerrë nga ashensori dhe e kishte përplasur në dysheme. Ndërkaq mediat lokale raportojnë se madje e kishte goditur disa herë.
Por, sulmi u ndërpre kur një banor u fut në ndërtesë, duke u munduar ta ndalë 24-vjeçarin i cili filloi të vrapojë gjysmë i zhveshur në rrugë.
Në trup kishte vetëm një bluzë pa mëngë dhe një çorape, kurse rrobat tjera i kishin mbetur në korridorin e ndërtesës. Megjithatë pas telefonatës së pranuar, policia ka arritur ta arrestoj jo larg vendit të ngjarjes, kurse ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/