Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Në një postim të shoqëruar me një kungull të gdhendur me fytyrën e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Rama ka akuzuar pedagogët se kanë marrë urdhër nga Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të cilit kryeministri i drejtohet si “nongrata”.
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”, shkruan Rama. /Telegrafi/
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë! pic.twitter.com/D5t9ggP444
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022