Telegrafi

Peci: Tërheqja e trupave amerikane nënkupton tërheqje të shtetësisë

Ish diplomati dhe analisti i njohur Lulzim Peci ka reaguar pas deklarimit të SHBA-së, se nëse nuk hiqe nga dorë nga taksa, ata mund ti tërheqin trupat amerikan nga Kosova.

Peci ka thënë se kjo çështje është shumë serioze dhe se kush nuk e ka kuptuar këtë nuk duhet të mbajë post politik.

Peci ka theksuar se tërheqja e trupave amerikane nënkupton tërheqje të shtetësisë së Kosovës.

“Një gjë duhet të kuptohet drejt dhe të mos bëhet hajgare me të. Tërheqja e trupave amerikane do të nënkuptonte tërheqjen e garancive të sigurisë, por edhe ndaj vetë shtetësisë të Kosovës. Kush këtë nuk e ka te qartë, nuk mund të pretendon të mbajë post politik”, ka shkruar Peci.