Telegrafi

Peci i reagon Thaçit: Përmes koordinimit me Serbinë, arrite t’i përçash aleatët e Kosovës

Lulzim Peci ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se “është koordinuar me aleatët strategjik të Kosovës”, duke pohuar se “përmes koordinimit që e bëre me Serbinë për ‘korrigjimin e kufijve’ arritët që t’i përçani aleatet strategjik të Kosovës.

“Për mënyrën se si je duke u koordinuar me aleatët strategjikë tregon shumë përvoja koordinuese për transformimin e FSK-së dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Këto përralla koordinuese as nuk mund të shiten dhe as të blihen”.

“Përmes koordinimit që e bëre me Serbinë për korrigjimin e kufijve arritët që të përçani aleatët strategjikë të Kosovës. Çfarë rezultati vetëshkatërrues!”, ka shkruar Peci në Facebook. /Telegrafi/