Sipas tij, komunikimi me të gjithë deputetët e Guxo vazhdon në baza ditore për aktivitetet dhe programin.
“Nuk ka indikacione të tilla, vazhdojmë të komunikojmë në baza ditore për aktivitete, për programe. Kemi themeluar edhe tetë departamente, janë duke u konsoliduar të gjithë mekanizmat e funksionimit të mirëfilltë të një subjekti politik. Jemi duke evidentuar anëtarësinë, kemi mi 5000 anëtarë”, ka thënë Peci në Klan Kosova.
Peci ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojnë partneritetin, pasi, sipas tij, ekziston një besim brenda koalicionit Guxo-LVV.
Ai tha se është i vetëdijshëm për dallimet që i kanë me Vetëvendosjen, por sipas tij, jo domosdoshmërish dallimet ideologjike i bëjnë keq një partneriteti, përkundrazi, siç tha ai, janë frytdhënëse.