Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar eksponentët qeveritarë, pas futjes së vendit në krizë energjetike.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Peci tha se termocentralin nuk e donit, i cili deri tash ka mundur të përfundohet.
E sipas tij, as termocentralin me gaz nuk po e do qeveria në pushtet.
Ish-ambasadori tha se tash populli do ta shijojë vetëm terrin dhe varfërinë që vije si pasojë e mungesës së energjisë.
“Termocentralin nuk e deshët që deri sot ka mundur të përfundohet! Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni! Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, shkroi Peci.
KEDS sot ka njoftuar se do të ketë reduktime si pasojë e krizës energjetike.
Në momentin e raportimit, disa lagje në Prishtinë janë pa rrymë, ndërkohë që reduktime ka në të gjithë Kosovën, njofton Telegrafi.