Site icon Telegrafi

Mos procedimi i Asociacionit, Peci: Ka rrezik që në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se nga mos procedimi i Asociacionit ka rrezik që ”në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës”.

Peci ka thënë se Asociacioni duhet të procedohet tash sepse sipas tij, nëse nuk procedohet Kosova do të humb anëtarësimi në Këshillin e Evropës (KiE) dhe të bëhet partnere për paqe.

”Nëse nuk e procedojmë Asociacionin e komunave serbe. jo vetëm që do ta humbin shansin për anëtarësimin në KiE, ka rrezik që tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës”, tha Peci për RTV21.

Ai ka treguar edhe një arsye se pse është e rëndësishme të  procedohet Asociacioni tash.

“Nëse nuk procedohet statuti i Asociacionit tani në Gjykatën Kushtetuese, atëherë ne do të humbin shansin që të procedohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës në prill të vitit të ardhshëm, sepse më së largu në prill kjo do duhet të procedohet”, tha Peci.

Ai tutje ka shtuar se ”Asociacioni e humbi partnerin për paqe, sepse iniciativa e Escobarit njëra prej ofertave që iu është bërë Kosovës, kanë qenë dy çështje ka qenë që të krijohet një Task Forcë e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës për njohjet në nivel global. Po ashtu ka qenë edhe oferta që SHBA-të t’i shtojnë përpjekjet e tyre që Kosova të bëhet anëtare e partnerit për paqe”, tha Peci.

Ai ka komentuar vizitën e Ndihmës Sekretarit amerikan, James O’Brien në Kosovë.

Sipas tij, mesazhi i O’Brien që ka dhënë për Kosovën ka qenë më i rëndi që e Kosova e ka marrë nga SHBA-të.

”Serbët në Kosovë duhet të jetojnë të lirë si evropian, ky mesazh duhet të merret parasysh pasi që sipas administrates amerikane serbët në Kosovë nuk po jetojnë të lirë si evropianë”, tha Peci.

 

Exit mobile version