Site icon Telegrafi

Peci ironizon me PSD-në pas aksionit të sotëm: Një subjekt që nuk e kapë as pragun e pragut, mundohet të luaj rolin e opozitës

Faton Peci, këshilltari i u.d së Presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksionit të sotëm të PSD-së para objektit të Presidencës.

Peci ka thënë se reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri.

“Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën. Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës”, ka shkruar Peci në një postim në Facebook.

Peci ka shtuar se shpifja e PSD-së është nxitur nga sondazhet e fundit me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa do të marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lexo po ashtu PSD sërish me aksion simbolik: Vjosa Osmani me nëndegë të LVV-së në Presidencë

Postimi i plotë:

Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.
Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.
Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.
Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik! /Telegrafi/

Exit mobile version