Site icon Telegrafi

Peci: Duhet ta shohim se ku u bazua gjyqtarja që uli dënimin në rastin e dhunimit të 15-vjeçares

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, duke komentuar rastin e dënimit të të akuzuarit për dhunimin e 15-vjeçares tha se mediat duhet të hulumtojnë më shumë raste të dhunimit.

Peci ka thënë se duhet të merren masa disiplinore ndaj gjyqtares së rastit por gjithmonë pas marrjes së deklaratës së saj për të parë se ku është bazuar për uljen e dënimit në 8 muaj.

Lexo po ashtu Prokuroria inicion procedurën disiplinore ndaj prokurores në rastin e të dënuarit për dhunimin e 15-vjeçares

“Duhet të zhvillohen masa disiplinore. Kryetari i Gjykatës duhet me marrë deklaratë prej atij që e ka përpilu aktgjykimin e tani ta shikojmë se çka thotë gjyqtarja dhe ku bazohet”.

“Në kuptimin e legjislacionit duhet me shiku a ka pasur të drejtë gjyqtarja me zbritë dënimin nën tri vjet përtej kufirit të zbutjes së dënimit çfarë parashihet me ligj. Është pranimi i fajësisë që po përmendet prej mediumeve e sidomos me inicimin e juaj e që unë bëj ftesë që të shikoni edhe më shumë”, ka thënë Peci në emisionin “Kallxo Përnime”,

Exit mobile version