Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi të mërkurën se pecetat higjienike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e këtij dikasteri.
Në një postim në Facebook, ajo shkroi se e drejta për t’u pajisur me peceta higjienike është elementare për të gjitha gratë.
“Është nevojë dhe jo luks. Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjienike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë”, tha Haxhiu.
Ajo tutje shtoi se praktika e tillë mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private.
“Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tone”, përfundoi ministrja. /Telegrafi/