Në rend të ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, sonte vonë, në është Raporti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, transmeton Telegrafi.
Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së, të hënën e kaluar me 42 vota “për” dhe nëntë “kundër” miratoi një rezolutë në të cilën raportuesi Ivo Vajgl propozon deri te Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Reuters.
Ky do të jetë rekomandim i shtatë radhazi për Maqedoninë nga PE-ja deri te Këshilli Evropian për të filluar negociatat me Maqedoninë.
Rezoluta e Parlamentit Evropian do të duhet të votohet nesër dhe kjo i referohet raportit mbi përparimin e Maqedonisë në integrimet evropiane që para fund vitit të kaluar e dorëzoi Komisioni Evropian.
Rezoluta ka rekomandim të kushtëzuar për bisedimet që varet përfundimi i suksesshëm të krizës politike dhe zgjedhjet e organizuara me sukses më 5 qershor. /Telegrafi/