Telegrafi

PDSH uron themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e ka përshëndetur themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përmes një mesazhi të kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi.

Sipas tij, kjo ditë paraqet mirënjohje për popullin e Kosovës dhe për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre.

Tutje, Thaçi shprehet se Kosova është një hap më afër NATO-së, dhe se forcon sigurinë e stabilitetin rajonal./Telegrafi/