Site icon Telegrafi

RDM: Bashkia e Shkupit të mundësojë transport pa pagesë për qytetarët

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) kërkon nga Bashkia e Shkupit të mundësojë transport pa pagesë për qytetarët, si një nga masat urgjente të zvogëlimit të ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me sjelljen e biletave elektronike NPT në Shkup ka krijuar kaos në transportin e qytetit. Qytetarët ankohen se nuk janë mirë të informuar, mungesë të kartelave elektronike dhe mungesë të vendeve për shitje. Ata janë të detyruar të përdorin transportin me makina, gjë që sjell deri te ndotja më e madhe e ajrit”, thuhet në reagimin e RDM-së.

Nga kjo parti thonë se stimulimi i qytetarëve për të shfrytëzuar transportin publik është masë e rëndësishme për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, për këtë arsye ata në vitin 2013 kanë zbatuar fushatën “Unë udhëtoj me autobus”, me të cilën siç thonë, kanë pasur mjaft sukses./Telegrafi/

Exit mobile version