Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët në Prishtinë, iu ka premtuar atyre rritje te pensioneve dhe barna falas.
I menjëhershme ka qenë reagimi i PDK-së. Uran Ismaili në profilin e tij në Facebook ka ironizuar me premtimet e Vjosa Osmanit.
“Faleminderit Vjosa që ke lexuar me vëmendje programin e Partisë Demokratike të Kosovës. Premtimet e tua për pensionistët, burim kanë programin tonë. Premtimet e tua për shëndetësinë, PDK-ja veçse është duke i përfunduar”, ka shkruar Ismaili.
Ai më tej ka ftuar Vjosa Osmanin që të lexoi edhe pjesën ku PDK-ja do të legalizojë 350 mijë prona, ku do të lirojë bashkatdhetarët nga pagesat e kartonit të gjelbër, ku ne do të ndërtojë 300 çerdhe në mbarë Kosovën, ku do të luftojë korrupsionin dhe forcojmë aleancën me Amerikën.
“Prandaj, të ftoj që t’i votosh të gjitha iniciativat tona kur ti dhe LDK-ja të jeni pas 6 tetorit në opozitë”, ka shkruar Ismaili.