Dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga nëndega e Vetëvendosjes në Kçiq të Madh të Mitrovicës, kanë aderuar të dielën në PDK.
Ata janë pritur nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë Bedri Hamza.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, dega e PDK-së në Mitrovicë ka bërë të ditur se shumë qytetarë në vazhdimësi po i bashkohen PDK-së në mbështetje të kreut të saj Kadri Veseli për kryeministër.
“Partisë Demokratike në Mitrovicë sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh! Në zyrat e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës së PDK-së, Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë. Anëtarët e rinj shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli!”, thuhet në postimin e Degës së PDK-së në Mitrovicë. /Telegrafi/