Site icon Telegrafi

PDK: Svarqa po dëmton bizneset me barriera në mes të rrugës

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e banorëve e me fokus të madh atë të bizneseve e që janë numër i madh në rrugën “Driton Islami”.

Selim Marevci nga Dega e PDK-në Ferizaj tha se PDK në Ferizaj është bërë zëri i vetëm i qytetarëve ndaj padrejtësive të përditshme nga ana e pushtetit aktual të udhëhequr nga Muharrem Svarqa.

“Është më shqetësuese dhe nuk po arrimë ta kuptojmë ketë kryetar përse asnjëherë nuk po i merr për bazë kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve, edhe pse këto kërkesa janë pranuar nga ish-kryetari Ali për heqjen e barrierave në mes të rrugës që me të drejtë bizneset theksojnë që kjo ndarje me pengesa në mes të rrugës i dëmton jashtëzakonisht”, tha Mareci.

PDK e Ferizaj bëri thirrje kryetarit që të paktën një herë të vetme të reflektojë ndaj kërkesave të qytetarëve me theks të veçantë ndaj banorëve të rrugës “Driton Islami” dhe “Rexhep Bislimi”, dhe të iu përgjigjet kërkesave të banorëve.

Exit mobile version