Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin qyqar ndaj Arbana Xharrës.
Në reagimin e PDK-së thuhet se përdorimi i dhunës si mjet politik, në këtë rast për të shuar guximin e atyre që ngrehin zërin kundër të keqes, ose edhe për të penguar bashkimin e të tjerëve në luftimin e saj, është një akt barbar dhe i patolerueshëm në një shoqëri demokratike”.
Sulmet qyqare dhe tinëzare ndaj një nëne, një gruaje dhe një gazetareje dhe aktivisteje publike, janë sulme të atyre që u pengon demokracia.
Partia Demokratike e Kosovës apelon për qetësi dhe përmbajtje qytetare e politike.
Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që urgjentisht ta zbardhin rastin dhe sulmuesit e Arbana Xharrës t’i sjellin sa më shpejt para drejtësisë. /Telegrafi/