Site icon Telegrafi

PDK shpreh shqetësim për votimet në veri – VV dhe Lista Serbe po tregtojnë vota

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës Veriore, Gonxhe Çaushi ka thënë në një konferencë për shtyp se VV dhe Lista Serbe në këtë komunë po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për rritjen e votave. Ajo e ka vlerësuar në tërësi procesin e deritanishëm të votimit.

“Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike.

Kemi marrë informacione shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit.  Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe dhe LVV-në dhe LDK-në.

Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka edhe do të japim detaje më vonë”, ka thënë Gonxhe Çaushi. /Telegrafi/

Exit mobile version