Site icon Telegrafi

PDK publikon emrat që pretendon se ishin protestues të shpërblyer me punësim në Komunën e Prishtinës (Video)

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka publikuar një video përmes së cilës thotë se denoncohet mënyra e “shpërblimit të dhunës” që kanë shkaktuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër protesta.

Në video shihen me fotografi dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga komuna të ndryshme që janë punësuar nga në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i VV-së.

Lexo po ashtu PDK: Këta janë 57 militantët e Vetëvendosjes të rehatuar në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës (Video)

Punësimi i rreth 500 militantëve të Vetëvendosjes në Komunë të Prishtinës, sipas degës së PDK-së në Prishtinë, i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth tre milionë euro.

Exit mobile version