Partia Demokratike në Ferizaj ka akuzuar drejtorinë e Arsimit në këtë komunë, ku një nxënës i klasës së tetë (me moshë 15 vjeçare), i bartë 13 nxënës me kombibus, tash e tre muaj nga fshati Papaz deri ne Softaj dhe anasjelltas për çdo ditë mësimi.
Reagimi i tyre vjen si kërkesë e disa prindërve.
Sipas PDK-së, Drejtoria e Arsimit është në dijeni, por kjo vetëm heshtë e kjo heshtje mund të na kushtojë shumë si shoqëri.
“Kohëve të fundit Drejtoria e Arsimit po tregohet neglizhente edhe ndaj disa veprimeve të shëmtuara që po shfaqen në shkollat tona. Të gjitha këto papërgjegjësi i faturohen udhëheqjes së Drejtorisë së Arsimit dhe keqqeverisjes së saj, e cila veç është bërë sinonim i dështimeve dhe mossukseseve”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Ata kanë përmendur edhe rastin në shkollën fillore ”Hajriz Muhadini” e fshatit Dremjak, ku në paralelen e ndarë të kësaj shkolle, punohet në renovimin e çatisë së shkollës që nga 25 prilli e deri më tash.
“Pra, edhe punohej, edhe mësohej njëkohësisht, kjo është papërgjegjësi e Drejtorisë së Arsimit dhe vetë firmës që e ka fituar tenderin, sepse kjo periudhë mësimore është e humbur plotësisht, vetëm formalisht janë shë nuar orët në ditar, sepse dy procese nuk mund të kryhen në të njëjtën kohë, veç sa nxënësit janërrezikuar gjatë gjithë kësaj kohe sa kanë qëndruar në shkollë”, thuhet në reagimin e PDK-së.