Telegrafi

PDK nominon Naim Fetahun për kryetar të Podujevës

Naim Fetahu është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës.

Ky qytet do t’i nënshtrohet procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor pasi që kryetari i deritanishëm, Agim Veliu ka marrë pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Fetahu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturat e kaluara.

Në garë për të parin e kësaj komune janë edhe Nexhmi Rudari nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/