Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se kjo parti nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.
Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit Drejtues të PDK-së, transmeton Telegrafi.
“Kemi pasur një mbledhje jashtëzakonisht të mirë të Këshillit Drejtues, ku kemi nxjerrë tri katër vendime që janë jetike për PDK-në. Një vendim i rëndësishëm është që Këshilli Drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi tutje se çështja e presidentit i takon partisë fituese të zgjedhjeve.
Këshilli Drejtues i PDK-së kishte nisur rreth orës 17:00. /Telegrafi/