Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti lidhur me situatën në vend për shkak të pandemisë COVID-19.
Në takim me Kurtin nga PDK-ja do të jetë Memli Krasniqi, raporton Telegrafi.
Takimi është thirrur për në ora 10:00, ndërsa duke hyrë në takim është parë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në këtë takim do të diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrin pjesë në takim. /Telegrafi/