Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se si grup parlamentar e mbështesin mocionin e LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
“Ky bord i cili nuk respekton vendimet e gjykatave të Kosovës, që kanë konstatuar shkelje të këtij bordi me rastin e tarifimit të energjisë me çmime të larta, ky bord më së paku do të duhej të dorëhiqej”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka shtuar se ky bord është zgjedhur nga shumica parlamentare i propozuar nga Qeveria Kurti dhe kërkesat i ka pasur në harmoni të plotë me propozimet e qeverisë.
“Ne e dimë që edhe ky mocion sot do të dështoj sepse deputetët e mazhorancës nuk do të zgjedhin që ti shkaktojnë bordin e ZRRE që ka marrë vendime në dëm të rreth 400 mijë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se PDK javën e ardhshme do të dorëzoj në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Gjykatës Supreme.
“Ne nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë rrugën ligjore e juridike për të mbrojtur qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. /Telegrafi/