Telegrafi

PDK: Luta shet viçat e fermës së shkollës së Agrobiznesit

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka akuzuar qeverisja komunale të drejtuar nga Lutfi Haziri, duke thënë se ka filluar ta bëjë edhe shitjen e granteve të donatorëve ndërkombëtar, të cilët ia kanë falur Gjilanit, konkretisht shkollës së mesme të Agrobiznesit.

Sipas PDK-së, investimet e bëra nga programi i shtetit të Danimarkës për mbështetjen e sektorit të Agrokulturës në Kosovë, komuna e Gjilanit ka përfituar grante në vlerë prej mbi një milion euro nga organizata DANIDA, e cila ka ndërtuar shkollën e re të mesme të Agrobiznesit, ngritjen e pemtarisë, ndërtimin e serave dhe të fermës, të pajisura edhe me kabinete e laboratorë për mësim praktik të nxënësve të kësaj shkolle.

“Mirëpo Lutfi Haziri ka vendosur që ta mbyll fermën e kësaj shkolle dhe ka shpallur ankand publik për shitjen e 7 viqave dhe të një lope. Pra ai po i shet donacionet e qeverisë së Republikës së Danimarkës. Por sipas informacioneve zyrtare, drerjtoria për Zhvillim Ekonomik ka planifikuar edhe hapa të tjerë ndaj kësaj shkolle profesionale, e cila ka planifikuar që përmes Partneritetit Publiko Privat, të menaxhohen grantet e investuara dhe dhuruar për nxënësit e G jilanit dhe rajonit.Këto veprime të palejueshme të qeverisjes Haziri, po i rrezikojnë dhe largojnë donatorët e shumtë që ka pasur Gjilani për vite të tëra dhe në shumë projekte të rëndësishme që kanë investuar në dobi të qytetarëve të komunës dhe Anamoravës”, thuhet në një komunikatë të PDK-së. /Telegrafi/