Site icon Telegrafi

PDK-LDK s’i kanë votat për Demarkacionin

Jo vetëm opozita, kundër Marrëveshjes së Demarkacionit janë edhe një numër jo i vogël i deputetëve të koalicionit, të cilët thonë se nuk do të ndërrojnë mendje.

Nait Hasani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë vetëm disa nga deputetët të cilët bindshëm kanë ritheksuar se nuk do ta votojnë versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ndërkohë Hatim Baxhaku, Anton Quni e Shukri Buja nuk kanë preferuar ta publikojnë qëndrimin e tyre, sado që disa herë janë zotuar se do të veprojnë në mënyrën më të duhur, shkruan “Zëri”.

Pos këtyre, deputetët Shaip Muja, Vjosa Osmani, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi e Raif Qela janë disa emra të tjerë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth Demarkacionit.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit po që se ajo shkon në Kuvend.

“I kam deklaruar qe dy vjet këto gjëra, pse nuk e votoj dhe as nuk kam ndërruar qëndrim. Pa konsensus nuk e votoj asnjë demarkacion”, ka deklaruar Hasani për “Zërin”.

Exit mobile version